Drejtori i Bankës Qendrore të ShBA-së ka paralajmëruar se mund të ketë rritje të normave të interesit përtej dhe më shpejt sesa që është pritur paraprakisht.
Jerome Powell, ka treguar se kjo mund të ngjajë në mënyrë që të stabilizohen çmimet, raporton BBC.
“Të dhënat ekonomike tregojnë më tepër sesa që pritej, çka sugjeron që niveli përfundimtar i normave të interesit pritet që të rritet sesa që është vlerësuar paraprakisht”, është shprehur Powell, transmeton KlanKosova.tv.
Aksionet amerikane ranë dhe dollari u rrit pas komenteve, të cilat vijnë vetëm pak javë përpara se banka të bëjë një njoftim tjetër për normat.
Shumë analistë kanë pasur pritje se rritja mund të jetë për 0.25 përqind. Porn ë anën tjetër komentet sugjeruese thonë se banka do të shkojë përtej kësaj.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek ekonomi dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.