Lajmet e fundit

Kandidati i krahut të djathtë për president në Austri, Norbert Hofer ka pranuar humbjen në zgjedhjet në Austri duke i uruar suksese për fitoren e Alexander Van der Bellenit.
Në deklaratën e tij me shkrim, Hofer ka thënë:
"Jam shumë i mërzitur për këtë. Uroj që të gjithë austriakët të jenë në unitet dhe të veprojnë të gjithë së bashku. Ne jemi të gjithë austriakë. Nuk ka rëndësi se çfarë force politike i përkasim."