Lajmet e fundit
Celta Vigo do të jetë pa yllin e saj deri në vitin tjetër, pasi Nolito do të mbetet jashtë fushave të blerta për të paktën katër javë.

Nolito do të mungojë deri në fund të vitit pasi ka lënduar tendinat në fitoren e Celta Vigoas 1-0 ndaj Espanyolit.
29 vjeçari ka vazhduar formën e mirë që e ka treguar në dy edicionet e shkuara edhe në pjesën e parë të kampanjës 2015-16, duke shënuar tetë gola në La Liga.
Por lëndimi do t’ia bëj të pamundshme lojën në ndeshjet e radhës, së paku në katër javët në vijim.
“Sulmuesi i Celtas, Nolito është duke vuajtur nga një lëndim i tendinave dhe nga ajo që kemi kuptuar nga ultra-tingulli ai do të mungojë për një kohë”, thuhej në një njoftim të klubit.