Lajmet e fundit

Noizy sapo ka publikuar videoklipin e tij më të ri me titull “A të kujtohet”.
Ai kohë më parë e kishte paralajmëruar këtë projekt përmes llogarisë së tij në rrjetin social Instagram, transmeton Klan Kosova.
Videoklipi i reperit të njohur është punuar nga elminofilms dhe është krejtësisht i veçantë e e sjell këngëtarin më ndryshe.
Ky projekt i ri përmban temë dashurie dhe sjell reperin e shumë hiteve në “ujërat” e dashurisë.
“A të kujtohen ndopak momentet kur ishim bashkë, kur thojshim kurrë nuk kena mu nda. Ja pra ku jemi tash, u bë një kohë që nuk jemi pa”, thotë një pjesë e këngës.
Na mbetet vetëm të shohim, nëse edhe kjo këngë nga Noizy do të jetë hit i radhës.