Lajmet e fundit

Gazetari i Klan Kosovës i cili është në terren, raporton se reperi Noizy është dërguar në klinikën e Ortopedisë, pas fotografimeve që i ka bërë në Emergjencë, njofton Klan Kosova.
Sipas tij, i plagosuri i dytë, Varrosi, është futur në operacion pasi dyshohet se ka marrë një plumb në barkë dhe një këmbë.
Ndërsa i pyetur se a ka mundësi që kjo përleshje të ketë arsye të vjetra ai ka theksuar “Është e mundshme, nuk jam shumë i sigurt”.
Edhe pse Noizy ka mbetur i plagosur, ai ka premtuar se koncertet sonte në Mitrovicë e Ferizaj do t’i mbajë.