Lajmet e fundit

Përveç që grumbulloi një milion klikime në youtube për këngën e re “Bora”, Noizy ka arritur një milion ndjekës në llogarinë e tij në Instagram, kështu duke u bërë këngëtari i dytë shqiptar me këtë shifër, pas Enca Haxhiut e cila ka më shumë se 1.6 milion, njofton Klan Kosova.
“Bora” u publikua vetëm dy ditë më parë, dhe më shumë vëmendje mori teksti i këngës në të cilin përmenden edhe Nora e Era Istrefi.