Lajmet e fundit

Kush është Greta Thunberg?
Adoleshentja suedeze - e cila në faqen e saj të Twitter e përshkruan veten si "një aktiviste 16 vjeçare për klimën me sindromën Asperger" - nisi një grevë për klimën përpara parlamentit suedez në gusht të vitit të kaluar.
Që atëherë, ajo ka humbur mësimet të premteve për të organizuar protestat e saj të rregullta.
Ajo vazhdoi të merrte vëmendje ndërkombëtare pas fjalimit në bisedimet për klimën në OKB në Poloni dhe në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.
"Për ndryshimet klimatike, ne duhet të pranojmë se kemi dështuar" ju pati thënë ajo udhëheqësve ekonomikë botërorë në Davos.
Fridays for future. The school strike continues! #climatestrike #klimatstrejk #FridaysForFuture pic.twitter.com/5jej011Qtp
— Greta Thunberg (@GretaThunberg) September 16, 2018