Lajmet e fundit

Nadia Murad dhe Denis Mukwege janë nderuar me Çmimin Nobel për Paqe, për aktivizmin e tyre në luftën kundër dhunës seksuale.
Nga komiteti është thënë se Mukwege është simboli më i rëndësishëm në vend dhe ndërkombëtarisht, për punën që ka bërë në luftimin e dhunës seksuale në konflikte të armatosura.
Mjeku ka kaluar një periudhë të gjatë të jetës së tij duke i ndihmuar viktimat e dhunës seksuale në Republikën Demokratike në Kongo.
Nadia Murad, pjesëtare e komunitetit minoritarë Yazidi në Irak, ishte marrë nga ISIS dhe ishte përdhunuar vazhdimisht, si dhe ishte objekt i abuzimeve të tjera.
Nga komiteti është thënë se ajo ka treguar guxim të pashoq në rrëfimet e vuajtjeve të saj, njofton Klan Kosova.
https://twitter.com/NobelPrize/status/1048136457389531136
https://twitter.com/NobelPrize/status/1048136250581028864