Qendra e New York Knicks, Joakim Noah është suspenduar me 20 ndeshje mos lojë.
Kjo pas një vendimi që Federatës Kombëtare të Basketbollit (NBA), pasi që thuhet se ai ka përdorur substanca të ndaluara, njofton Yahoo.com, transmeton Klan Kosova.
Francezi që nuk ka luajtur nga muaji shkurt për shkak të një lëndimi në gju, nuk do të paraqitet më në këtë sezonë për shkak të përjashtimit.
Ai kështu mungon në dhjetë ndeshjet e fundit të këtij edicioni, por po ashtu do të mungojë në po kaq ndeshje në sezonin e ri.
Noah që është fitues i NBA All Star dhe ish Lojtari i vitit në mbrojtje, ka nënshkruar për Knicks nga Chicago Bulls në fillim të sezonit.
Ai ka një mesatare të pikëve prej 5.9, me 8.7 kërcime në 46 deri tash – që janë më pas sesa mesatarja e tij e përgjithshme.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.