Banka NLB Prishtina ka dhënë doancion për të përmirësuar kushtet e banimit ne Institutin Special në Shtime.
Ky doancion përfshin blerjen e televizioneve, renovimin e dyshemesë, renovimi komplet i repartit A dhe dy dhomave të ditës ku zhvillohen aktivitetet e banorëve gjatë ditës.
Në përurimin e këtyre ishte përfaqësuesi i bankës NLB, Agim Hasani dhe zëvendës ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Vesel Makolli.
Ata së bashku me drejtorin e këtij instituti Xhemajl Dugolli kanë inspektuar punimet e kryera dhe kanë shpërndarë dhurata për personat që gjenden në këtë institut.
Agim Hasani nga banka NLB tha se ndihet i nderuar qe kanë dhënë kontribut për përmirësimin e jetës së anëtarëve qe gjenden në këtë institut dhe investime të tilla do te vazhdojnë edhe në të ardhmen.
Donacioni i dhuruar nga NLB Prishtina për Institutin Special në Shtime ka koston prej 13 mijë euro.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.