27.02.2017 · përditësuar para 3442 dite1 min lexim
Analisti, Korab Sejdiu, ka thënë në Ora e Fundit në Klan Kosova se njohja nga shteti i Bangladeshit është tepër e rëndësishme, në një kohë kur njohjet kanë stagnuar.
“Për shkak të stagnimit që kemi pasur, njohja e Bangladeshit është madhore. Kjo për shkak të numrit të madh të popullsisë, por edhe për faktin se është një njohje nga një shtet mysliman, ku kemi pasur ngecje”, pohoi Sejdiu, njofton Klan Kosova.
“Shpresoj se kjo do ta rifunksionalizojë lobimin nëpër botë”, shtoi ai.
“Shumë më lehtë është t’i kërkohet tash Indisë njohja, nëse shtetet për rreth e kanë njohur Kosovën”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.