Lajmet e fundit

Me ceremoni ndërshtetërore, prirë nga ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe homologu i saj izraelit Gabi Ashkenaze, Kosova e Izraeli do pranohen mes vete si shtete të pavarura e sovrane.
Duke folur për Klan Kosovën, kryediplomatja Haradinaj-Stublla, deklaron se kjo do të ndodhë sapo që shteti hebre t’i zbusë masat antikovid dhe delegacioni kosovar të mund të udhëtojë atje.
E sa për vendosjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, shefja e diplomacisë, tha se kjo është punë e kryer si obligim i marrë më 4 shtator kur në Shtëpinë e Bardhë, Kosova e Serbia nënshkruan zotimet për normalizimin ekonomik.
Njohja nga Izraeli ishte pika e 16-të në dokumentin e Washingtonit.