Lajmet e fundit

Ministri i Punëve të Jashtme të Brazilit, Mauro Luiz Iecker Vieira i ka thënë homologu të tij nga Shqipëria, Ditmir Bushatit se procesi i njohjeve të Kosovës është një çështje në evoluim.
Nga ana e tij shefi i diplomacisë shqiptare e vlerësoi qasjen e përshkallëzuar të Brazilit kundrejt Kosovës, e materializuar së afërmi me njohjen e dokumenteve të udhëtimit.
Bushati kërkoi nga ai edhe ndërmarrjen e hapave të nevojshëm që do të mundësonin pjesëmarrjen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Dy ministrat gjatë takimit në Brazil u ndalën gjithashtu në agjendën e pasur të bashkëpunimit shumëpalësh dhe ndanë pikëpamje mbi sfidat dhe zhvillimet më të fundit me të cilat përballen rajonet respektive.
Në fund, palët nënshkruan Marrëveshjen për Transportin Ajror ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federative të Brazilit, transmeton Klan Kosova.