Lajmet e fundit

Mësimdhënësit që nuk e kanë zgjidhur çështjen e banimit, ka gjasë të kenë lehtësi në këtë drejtim në të ardhmen.
Kështu të paktën premton programi për arsim i Qeverisë Kurti 2, sipas të cilit mësuesve do t’u ofrohet banim me kosto të përballueshme, njofton Klan Kosova.
Por kjo po shihet vështirë e realizueshme nga njohësit e arsimit.
Madje dikush për shkak të krejt këtyre planeve, programin për arsim po e quan program të dëshirave.