Njohësi i sigurisë kibernetike, Kastriot Fetahaj, deklaroi se ditëve të fundit Qeveria e Kosovës dhe disa media të shkruara janë përballur me sulme kibernetike, që sipas tij, kanë për qëllim paralizimin e shërbimit online.
Duke folur për emisionin Info Magazine në Klan Kosova, Fetahaj u shpreh se ka pasur ngecje në reagim nga ana e qeverisë, duke përmendur këtu faqen e-kosova, e cila thotë se shumicën e kohës është e paqasshme.
“Për këtë shkak ne kemi shprehur gatishmërinë t’i ndihmojmë institucionet shtetërore dhe t’i eliminojmë këto probleme, mirëpo si duket oferta jonë ka hasur në vesh të shurdhër”.
“Ne kemi ekspertizën për t’i eliminuar këto probleme. Në kompaninë ku punojmë, kemi zhvilluar aplikacione e jemi përballur me sulme ndoshta të përmasave shumë më të mëdha se me këto që po përballet Qeveria e Kosovës dhe i kemi mënjanuar, për këtë arsye edhe e kemi ofruar ndihmën tonë”, deklaroi ai.
https://www.youtube.com/watch?v=qj_rvI3msvI
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.