Lajmet e fundit

Shoqëria ‘’Lindja Solar‘’ L.L.C., me numër Unik Identifikues 812159194 me adresë: Rr. „Martiret e Bytyqit“ pn, Brestoc, Komuna e Rahovecit, Republika e Kosovës, në përputhje me dispozitat e Nenit 13 të Rregullës Nr. 03/2022 për Procedurën e Autorizimit për Ndërtimin e Projekteve të Energjisë, me datë 18.08.2025 ka dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) aplikacionin për marrje të Autorizimit dhe për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese për prodhim të energjisë elektrike nga panelet solare me kapacitet të instaluar prej 100 MW ZK Kramovik dhe Petkoviq, Komuna e Rahovecit, Republika e Kosovës.
Shoqëria ’’Lindja Solar’’ L.L.C.,për projektin solar me kapacitet të instaluar prej 100 MW ZK Kramovik dhe Petkoviq, Komuna e Rahovecit, me rastin e aplikimit, ka dorëzuar në ZRRE dëshmitë për marrje të AUTORIZIMT siç janë:
Energjia e prodhuar nga ky projekt do të shitet me çmimin e garantuar të fituar në Ankand.
Njoftohen të gjitha palët e interesuara që vërejtjet e tyre eventuale lidhur me këtë aplikacion, mund ti paraqesin në ZRRE brenda 8 (tetë) ditësh nga data e publikimit të këtij njoftimi në adresën elektronike: luisa.helms@lindja-solar.com, dhe LEGAL-LECENSING@ero-ks.org
Qasja në dosjen e Aplikimit, për të cilat Aplikuesi ka lejuar qasje, mundësohet për aq sa e lejon legjislacioni për Qasje në Dokumentet Publike.