24.03.2016 · përditësuar para 3758 dite1 min lexim
Nga e gjithë bota mund të dëgjoni gjëra nga më të çuditshmet megjithatë ajo çfarë u pa në Zelandën e Re nuk është parë të jetë dëgjuar ndonjëherë, shkruan Mirror, njofton Klan Kosova.
Një mace që vjedh të brendshmet dhe çoprapet e meshkujve, është rezultati i zbuluar nga pronarja e saj Sarah Nathan.
Sipas Sarah's, macja e saj e llojit Siamese, ka arritur të vjedhë 11 palë të brendshme të meshkujve si dhe më shumë se 50 çorape në dy muaj.
Ndërkaq përmes një publikimi të pronares së maces, në rrjetin social Facebook, është kërkuar që të lajmrohen pronarët e gjërave të humbura teksa i ka postuar ato në një fotografi së bashku me hajneshën e çuditshme, njofton Klan Kosova.
Sarah ka kërkuar diçka të tillë urgjent ngase macja e saj vetëm sa është duke shtuar vjedhjet e saj çdo ditë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.