Lajmet e fundit

Derisa shumica e fansave të Beyonces ëndërrojnë të jetojnë jetën e idolit të tyre, njëra mund edhe ta ketë shijuar një gjë të tillë.
Takohuni me Brittany Williams e cila ngjan jashtëzakonisht me mbretëreshën e muzikës pop.
Në një intervistë për The Daily Mail, Williams ka treguar se në jo pak raste është ndjekur nga fansat e këngëtares dhe është fotografuar, pasi e kanë ngatërruar me të.
“Njerëzit më ndalojnë kudo, në aeroport, në ngjarje të ndryshme. Madje edhe më kanë ndjekur për të më bërë fotografi dhe kanë bërë një gjë të tillë edhe pa e ditur unë. Kujtoj një rast kur disa vajza më kanë ndjekur mua dhe miket e mija deri tek vetura dhe kanë filluar të këndojnë “Single Ladies”.
https://www.instagram.com/p/BcakQCgDI9E/?taken-by=sur__b
“Madje ato nuk largoheshin pa një fotografi, filluan edhe ta godasin veturën e mikes sime me take derisa unë bëra një fotografi me to. Por zakonisht njerëzit janë miqësor me mua, thjesht duan një fotografi duke më thënë se dukem sikur Beyonce në moshë më të re”, ka thënë ajo, transmeton Klan Kosova.
https://www.instagram.com/p/Bbj3lb0jIsp/?taken-by=sur__b
Williams dhe Beyonce jo vetëm që ngjajnë fizikisht, por edhe ndajnë të njejtat pasione.
Ajo edhe këndon, vallëzon dhe shkruan tekste, poashtu.
Por mbi të gjitha, kloni i Beyonces vazhdon të jetë një fanse e Beyonces.
“Ne jemi të bekuar që kemi një grua që është e mbushur me mirësi, elegancë, talent dhe vlera etike”, ka thënë ajo.
https://www.instagram.com/p/Bch3M-JD6lQ/?taken-by=sur__b
https://www.instagram.com/p/BaUNER3Dlbs/?taken-by=sur__b
https://www.instagram.com/p/BZE8158DrSl/?taken-by=sur__b