Lajmet e fundit
Në këtë dhunë dhe rrahje ishin të involvuar përveç burrit te saj edhe dy familjarë të burrit të viktimës, të cilët poashtu u dënuan nga gjykata e Lozanës.

Gjykata Penale e Lozanës, të martën ka dhënë verdikitin e vërtetë, duke dënuar një kosvarë (31 vjeçar ) me 20 muaj burg.
Në shkurt 2013, në Renens (VD), ai rëndë kishte maltretuar dhe rrahur gruan e tij, e cila gjendej në muajin e pestë të shtatzënisë, njofton agjensia e lajmeve “Presheva jonë” nga Zvicra duke ju referuar një njoftimi nga gjykata e Lozanës.
Gjyqtarët konsiderojnë se faji është i bashkëshortit të dhunshëm i cli nuk hezitoi “për të rrahur” gruan e tij shtatzënë, duke vepruar në një mënyrë “veçanërisht mizore”. Në këtë dhunë dhe rrahje ishin të involvuar përveç burrit te saj edhe dy familjarë të burrit të viktimës, të cilët poashtu u dënuan nga gjykata e Lozanës.
Burri, i cili nuk mori pjesë në gjykim, e bëri më tej një “përshtypje shumë të keqe” duke treguar një “mungesë totale të pendimit”.
Të tre të dënuarit do të paguajnë 25.000 franga për dëmtim moral të viktimës.