Lajmet e fundit

Ky është momenti kur një rrufe nga qielli godet vetëm disa metra larg nga një njeri që ishte duke filmuar ngjarjen.
Daniel Modol, 38-vjeçar, e kishte vërejtur që stuhia po afrohej drejt tarracës së tij në shtëpinë në Norvegji, dhe papritmas rrufeja goditi shumë pranë tij, transmeton Klan Kosova.
Pa paralajmërim, në video dëgjohet një zhurmë shumë e madhe kur rrufeja godet tokën. Fuqia e shpërthimit detyroi Model të kthehej brenda, pasi shkatërroi tarracën.
Rrufeja përpiqet të gjejë shtegun më të shpejtë në tokë dhe, pavarësisht nga thashethemet popullore, mund të godasë në të njëjtin vend dy herë.
Nuk dihet saktësisht se sa njerëz goditen nga rrufeja çdo vit, por Administrata Kombëtare e Oqeanisë dhe Atmosferës e SHBA e kanë cilësuar atë si fenomenin e dytë më vdekjeprurës të motit pas përmbytjeve.
Një vlerësim sugjeroi se rreth 24,000 njerëz në mbarë globin vriten nga rrufetë çdo vit.