Lajmet e fundit

Don Ritchie jeton në afërsi të shkëmbit famëkeq “Gap” në Australi – vend ky në të cilin shumë njerëz kanë tentuar që të bëjnë vetëvrasje.
Çdo ditë, Don ka vështruar këta persona, duke tentuar që t’i bind të mos hidhen në det.
Çdo herë posa vërente ndonjë person në tentim për vetëvrasje, ai fillonte bisedë me ta dhe i ftonte tek shtëpia e tij për çaj.
Njeriu i cili vetë luftonte me kancerin, përmes bisedave të tij të ndjeshme dhe të qeta ka arritur që të ndaloj njerëzit me probleme të ndryshme që të mos i japin fund jetës.
Që nga viti 1964, Don Ritchie ka shpëtuar rreth 160 persona, megjithatë familjarë të tij besojnë që ky numër mund të shkoj deri në 500.
Për këto shërbime të tija ai është shpallur hero lokal në Australi më 2011, ndërsa në vitin 2010 ai dhe gruaja e tij janë shpallur “Qytetarë të Vitit”.
