Lajmet e fundit

Çfarë ndodh pas vdekjes është një temë për të cilën gjithkush ka një mendim - dhe kjo është një përvojë që disa njerëz pohojnë se kanë pasur.
Një njeri ka shpjeguar se duke qenë mjekësisht "i vdekur" për disa çaste, ai jo vetëm që pa se kishte një jetë të përtejme, por edhe atë që ndodhi me njerëzit "të mirë" dhe "të këqij", transmeton Klan Kosova.
Njeriu zbuloi në Reddit se ai kishte vdekur një vit e gjysmë më parë, dhe përjetoi një ndjesi sikur po udhëtonte në momentet para se të ringjallte nga kujdestarët.
Duke e përshkruar "udhëtimin e tij" ai tha: "Unë e di se ku ndodhen shpirtrat e mirë dhe ku shpirtrat e dënuar".
"Kur të vdisni, do ta dini se jeni të vdekur, sepse do të ndodhin dy gjëra, ose do të udhëtojmë nëpër atë që do të duket si një tunel me dritë ose në një vend që nuk ka asgjë, përveç frikës dhe errësirës".
Më tej ai foli për "vendin e errët" duke thënë: "Ky vend nuk ka dritë, në këtë vend do ta dish që je në ferr dhe se do të jesh atje deri në përjetësi".
"Nuk shihni asgjë, përveç zbrazëtirave të errëta të një universi pa yje, asnjë dritë".
"Unë nuk do të doja që armiku im më i keq të shkonte në atë vend".
Për fat të mirë, ky njeri, tregoi edhe ku shkojnë njerëzit e mirë.
"Tani sa për tunelin, nuk është me të vërtetë një tunel, nga jashtë duket si një kordon me ngjyra të ndezura dhe të gjithë brenda janë shpirtra të mirë që shkojnë në të njëjtin drejtim, drejt një vendi më të mirë".
"Kam qenë me fat që pashë diçka kaq mahnitëse".