Lajmet e fundit
"Njerëzit më të mirë të Vetëvendosje apo që kanë qenë më të suksesshëm në debate publike janë tërhequr nga ajo. Ajo që shohim është që kemi një grup politikanësh të gjeneratës të re që nuk do të identifikohet me fytyrë politike, por me ide"

Analisti Valon Syla ka thënë se në bindjen e tij krahu i larguar nga Lëvizja Vetëvendosje që i është bashkuar Partisë Social Demokrate është një grup njerëzit që nuk duan të identifikohen me liderin, kushdo qoftë ai.
Në Zona e Debatit në Klan Kosova, ai ka deklaruar se duan të identifikohen me ide dhe ofrojnë ide, por se nuk e beson që ato do të mjaftojnë, sepse vendi nuk ka mungesë të tyre, por të konkretizimit.
"Njerëzit më të mirë të Vetëvendosje apo që kanë qenë më të suksesshëm në debate publike janë tërhequr nga ajo. Ajo që shohim është që kemi një grup politikanësh të gjeneratës të re që nuk do të identifikohet me fytyrë politike, por me ide".
"Është një grup të rinj që nuk do të identifikohet me Albin Kurtin. Nuk kanë dashur të identifikohen me Hashim Thaçin e Isa Mustafën, e së fundmi edhe me Albinin. Por ideja nuk është shpëtimi këtu. Kemi nevojë për gjëra tjera, sepse ide kemi pasur plot".
"Ajo që tek ne shihet në social demokraci është se formimi ka ardhur si plotësim i një pjese të munguar të mozaikut politik".