Lajmet e fundit

Njëra nga vajzat Chibok, të kidnapuara nga militantët islamik të Boko Haram, ka zgjedhur që të qëndroj me burrin e saj, në vend se të lirohet nga ky grup, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Ajo do të duhej të ishte në mesin e disa vajzave që u liruan ditën e shtunë.
Sipas disa mediave lokale kur kësaj vajze i është thënë që do të lirohet me 82 vajzat e tjera ajo ka thënë “Jo, jam e lumtur këtu. Kam gjetur edhe burrë”.
Lirimi i këtyre 82 vajzave vjen pas negociatave të mbështetura nga ICRC, ku qeveria në shkëmbim është pajtuar të liroj një numër të burgosurve të grupit Boko Haram.
Militantët ende janë duke mbajtur më shumë se 100 nga 276 vajzat, të cilat u kidnapuan tre vite më parë në Nigeri.
Besohet që disa prej këtyre vajzave janë martuar me luftëtarët e Boko Haram dhe kanë fëmijë me ta.
