Lajmet e fundit

Veteranët e Malishevës u nisën për të protestuar mëngjesin e hershëm të së enjtes. Ata në Prishtinë erdhën me transport të organizuar, në grupe të ndara.
Pikërisht kur u festua Dita e Çlirimit të Malishevës, ish-ushtarët e kësaj ane janë bërë bashkë për të shfaqur pakënaqësitë për mospërfshirjen e tyre në projektligjin për pagën minimale, njofton Klan Kosova.
Ata thanë se në protestë nuk dolën se kanë nevojë për para.
"Shumica e veteranëve nuk e marrin pensionin, mbi 50% të veteranëve i kanë pagat e veta, por na protestojmë për me kthye dinjitetin e ushtarëve", tha veterani Naim Morina.