Lajmet e fundit

Një vit më parë George Floyd u vra nga Derek Chauvin, një oficer policie në Minneapolis të SHBA-ve, i cili u gjunjëzua në qafë për më shumë se nëntë minuta.
Këtë të martë familja e Floyd pritej të takohej me Presidentin Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë, raporton The Economist, përcjell Klankosova.tv.
Pastori Al Sharpton, një aktivist për të drejtat civile, e quajti atë një gjest "të mirë", por vështirë se i mjaftueshëm.
Vdekja e Floyd ndezi protestat më të mëdha për të drejtat civile në historinë e SHBA-së. Demonstratat u mbajtën në çdo shtet amerikan dhe në të gjithë botën. Oficeri Chauvin u dënua për vrasje në prill të këtij viti dhe presioni për reformën e policisë nuk është ndalur që atëherë.
Shumë juridiksione kanë kaluar projektligjet e reformave, por përkundër thirrjes së Presidentit Biden që Kongresin të miratojë një projektligj para përvjetorit të Goerge Floyd, deri tani asnjë legjislacion federal nuk është miratuar.
Të dy partitë kryesore në SHBA, i mbështesin disa reforma, por mosmarrëveshjet mbi natyrën e saj, dhe veçanërisht mbi imunitetin për policinë.
Në formën e tij aktuale, projektligji - i quajtur “Për Z. Floyd”- mbetet i vështirë për të marrë dhjetë votat e Republikanëve që do t'ju duhen për të kaluar Senatin.