Lajmet e fundit

Sot bëhet një vit nga vdekja e veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.
Për të nderuar veprimtarinë e Demaçit, sot gjatë ditës do mbahet një akademi përkujtimore dhe do të vihet gurthemeli i shtatores së tij.
Në ndërkohë, në orën 10:00, kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj pritet të bëjë homazhe te varri i tij.
Veprimtari Adem Demaçi ka ndërruar jetë më 26 korrik 2018, në moshën 82 vjeçare. Ai u përcoll në banesën e tij të fundit me nderime të larta shtetërore në varrezat e lagjes Velania në Prishtinë.
Për nder të tij, Kosova kishte shpallur tri ditë zie.
Vdekjen e simbolit të rezistencës shqiptare e ka kujtuar dje gjatë ditës edhe presidenti Hashim Thaçi.