Lajmet e fundit

Brukseli sot shënon përvjetorin e parë të sulmit të Shtetit Islamik në këtë qytet dhe këtë mëngjes, pikërisht në orën 7:58 është mbajtur një minutë heshtje për viktimat e aeroportit Zaventem ku saktësisht një vit më parë u krye sulmi.
Një minutë heshtje do të mbahet edhe në orën 09:11 orë në stacionin e metrosë në lagjen Malbec të Brukselit ku po këtë ditë u krye një sulm tjetër.
Pikërisht më 22 mars të vitit 2016 në Bruksel patën humbur jetën 35 persona, 32 nga ta qytetarë dhe tre të tjerë sulmues, raportojnë mediat e huaja, përcjellë Klan Kosova.