Lajmet e fundit

Janë bërë plot 365 ditë që nga pagëzimi i një Asteroidi me emër shqiptar.
Asteroidi Pranvera është trupi i parë qiellor që e mori emrin nga Unioni Ndërkombëtar i Astronomëve dhe qendra Minor Planet Center në Universitetin e Harvardit, njofton Klan Kosova.
Ky Asteroid gjendet ne mes të Marsit dhe Jupiterit, me diametër rreth 13 kilometra dhe orbiton Diellin.
Kohë më parë NASA e vlerësoi Pranvera Hysenin, duke e shpërblyer me çmimin “24 Under 24”.
Ditë më parë Klani ka bërë një kronikë që tregon mëgjerësisht për pjesëmarrjen e saj në NASA prej ku mori edhe një pjesë të hënës.