Lajmet e fundit

Kur i arrijmë qëllimet tona, dështimet nuk mbesin gjë tjetër veçse sukses në progres!
Prince Caffe, kompania më e madhe në vend dhe rajon për prodhimin e kafesë, ka shënuar sukses të jashtëzakonshëm gjatë vitit 2024.
Viti që po e lëmë pas ishte një vit me të arritura të mëdha në shitje si brenda ashtu edhe jashtë vendit, po ashtu edhe në realizimin e marrëveshjeve me shumë kompani ndërkombëtre sa i përket prodhimit të kafesë Private Label.
Me kapacitet të prodhimit me mbi 40,000 Ton në vit, Prince Caffe vazhdon të zgjerojë aktivitetet eksportuese në tregun global.
Prince Caffe ka arritur ta zgjerojë eksportin në shumë vende të Evropës dhe më gjerë si Belgjikë, Kroaci, shtetet Arabe etj, duke përfshirë rrjetet e marketeve LIDL, KONZUM, PLODINE, BAJA e shumë të tjera.
Me teknologji prodhuese të avancuar, kompania më e madhe në vend dhe rajon Prince Caffe, do të vazhdojë të sjellë risi në tregun vendor dhe të jashtëm dhe jo vetëm. Prince Caffe është në arritje të marrëveshjeve të reja të cilat pritet të finalizohen në vitin 2025.
Duke pasur marrëdhënie të shkëlqyeshme me konsumatorët, ne përpiqemi që t’i rrisim investimet tona dhe t’u ofrojmë atyre produkte dhe shërbime edhe më inovative, në mënyrë që kjo marrëdhënie të jetë afatgjatë. Ne mundohemi të japim maksimumin përmes njohurive tona në industri të ndryshme, që nga prodhimi e deri te konsumi.
Konsumatorët e kënaqur janë pasuria më e vlefshme e kompanisë.
Konsumatorët janë vlera jonë më e madhe, prandaj ne i kushtojmë atyre vëmendje të veçantë, duke komunikuar hapur dhe me përgjegjësi në mënyrë që të ndërtojmë besim dhe respekt reciprok.
Me kapacitet të lartë prodhues dhe shumëllojshmëri të shijeve të kafesë, Prince Caffe është dhe do të mbetet lider në tregun vendor dhe të jashtëm.