Një person ka humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend.
Gjatë këtyre orëve u konfirmuan edhe 18 raste të reja me koronavirus nga një mijë e 963 testime të bëra si dhe janë shëruar 14 pacientë, njofton Klankosova.tv.
Numri i personave të infektuar që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 107 mijë e 673, kanë vdekur dy mijë e 253 persona dhe 105 mijë e 255 pacientë janë shëruar.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.