Lajmet e fundit

Aleix Vidal është larguar nga kampi stërvitor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për ta finalizuar transferimin e tij te Sevilla.
Ai pritet ta përmbyllë kalimin në vlerë prej nëntë milionë eurosh te klubi andaluzian.
Vidal ishte transferuar te katalunasit tre vjet më parë, ndërkaq largimi i tij vjen pas ardhjes së një tjetër Vidali, Arturo-s nga Bayern Munchen.