Në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë sipas të dhënave të fundit, një person vdiq si rezultat i COVID-19, ndërsa u regjistruan 45 raste të reja të infeksionit
Viktima është nga Leposaviqi.
Aktualisht janë 846 raste aktive me virusin korona, raporton Radio Kontakt Plus, transmeton Klan Kosova.
Që nga fillimi i pandemisë një total prej 17,968 njerëz janë testuar, nga të cilët 5,500 janë konfirmuar të kenë koronavirus.
Në zonat e banuara me shumicë serbe 130 njerëz kanë vdekur si rezultat i virusit korona deri më tani.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.