Lajmet e fundit

Kizomba është një nga zhanret më të popullarizuara urbane të vallëzimit e cila performohet në çift.
Megjithatë, në videon e mëposhtme shihni se si disa vajza dëshmojnë se ky vallëzim mund të kërcehet edhe në grup dhe në sinkronizim të përsosur, madje edhe në mes të rrugës.
Lëvizjet e tyre sensuale me plot pasion kanë rrëmbyer vëmendjen e të gjithë kalimtarëve duke lënë ata të habitur për një kohë, transmeton Klan Kosova.
Vallëzimi Kizomba ka origjinën nga Angola në Luanda në vitin 1980.