Lajmet e fundit

Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës vazhdon të jetë një proces sa sfidues aq edhe i ndërlikuar për institucionet e Kosovës.
Zyrtarët në Qeverinë e Kosovës, thonë se shndërrimin i FSK-së në Forca të Armatosura do të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese, çka nënkupton se nuk do të provohet që ky transformim të ndodhë vetëm përmes ligjit përkatës.
Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani tha se rreth kësaj çështjeje po punohet çdo ditë dhe se sipas tij, me kohë do të tejkalohen të gjitha pengesat. Ai theksoi se Qeveria e Kosovës, vazhdimisht është duke punuar në rritjen e kapaciteteve të FSK-së.
"Nuk mund të them se kalimi i amendamenteve kushtetuese është një çështja krejtësisht e mundshme në momentet kur po flasim, por se kjo assesi nuk e dekurajon Qeverinë dhe institucionet që të angazhohemi në mënyrë të fuqishme për të arritur deri tek ai moment. Pra, kemi sfidë kalimin e amendamenteve kushtetues për çështjen e Forcës së Armatosur të Kosovës, por kjo nuk na ndalë në punën tonë që të marrim përkrahjen edhe të serbëve të Kosovës", tha Ramadani.