Lajmet e fundit

Kur je kaq i pasur mund t’ia lejosh vetes dy ceremoni martesore.
Pierre Casiraghi i familjes mbretërore të Monakos lidhi kurorë me Beatrice Borromeo, trashëgimtare e familjes së pasur italiane Borromeo.
Fillimisht ata bënë një ceremoni luksoze në pallatin Grimaldi në Monako.
Por çifti aristokrat bëri edhe një dasmë të dytë, ketë herë një ceremoni fetare- në kështjellën në pronësi të familjes shumë të pasur të nuses në brigjet e “Lago Maggiore” në Itali.
Të ftuar ishin qindra njerëz, që mbërritën në kështjellën e ëndrrave me varka.
Mes yjeve të ftuar ishte edhe Lana Del Rey./Mapo.al