Lajmet e fundit

Me gjasë njerëzit nuk presin që në burgerin e tyre të ketë një thua njerëzor.
Vajza gjashtë vjeçare Lyn Richie, duket se ka gjetur diqka të padëshiruar në burgerin e saj.
Dhe me gjasë që të gjithë mendojnë se trangujt kanë qenë të këqija, ose diçka tjetër.
Por në burgerin e vajzës ishte një thua dhe pas konfirmimit të lajmit se kjo nuk ishte një vepër e falsifikuar, nëna e vajzës vendosi të mos kthehej kurrë më në restorantin në Coleraine, Londonderry, transmeton Klan Kosova.
''Unë nuk mendoj se Ellyn e kuptoi se çfarë po ndodhte, sepse ajo kërkoi të hajë burgerin e saj sa më shpejt,'' tha nëna e vajzës Zonja Richie.
McDonalds kishte kërkuar falje dhe kanë thënë se do të hetojnë incidentin, pasi që Zonja Richie ishte ankuar.
Richie ishte me partnerin e saj George, kur ata kanë porositur burgerët.