Një shtetasi serb, i është gjetur një armë e gjuetisë dhe një kuti për mbajtjen e municionit, në një kamion në terminalin doganor në Ferizaj.
"Raportohet se në një kamion që kishte ardhur nga një shtet tjetër, e që drejtohej nga i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë , është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjuetisë dhe një kuti për mbajtjen e municionit".
"Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt", thuhet tutje në raportin e policisë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.