Lajmet e fundit

Shtëpia e tyre në Calabasa, ishte vendi më komod ku çifti më i njohur i shoëbizit në botë, zgjodhën të shikonin ''Luftën e Shekullit'', ndeshje boksi kjo që u zhvillua nga dyshja McGregor dhe Mayweather.
Sigurisht që për të dëshmuar se janë duke shijuar në maksimum ato momente, Kim Kardashian dhe Kanye West nuk u shpëtuan pa nxitur publikun dhe me disa momente intime, transmeton Klan Kosova.
Pra Kim Kardashian West, i dha burrit të saj Kanye, një puthje në faqe, të cilën më pas e publikuan në një nga llogaritë e tyre të rrjeteve sociale, që më tutje të përfundoi dhe në ballinat e mediave rozë, për t’u konsideruar si puthje për betejën e shekullit.