Lajmet e fundit

Prime i sotëm i Big Brother VIP Kosova premton një natë mjaft interesante.
Siç raporton gazetarja e Klan Kosovës, Vesa Hoda, sonte do të shfaqet rrëfimi i një banoreje që ia ka hapur zemrën “Vëllait të Madh”.
Për shkak se tre konkurrentë janë në nominim, Kushtrimi, Labinoti dhe Aurora e Suanita si një banore e vetme, njëri nga ta do të largohet përfundimisht nga shtëpia më e famshme në vend, transmeton Klankosova.tv.
Nuk do të mungojnë as përplasjet e ballafaqimet, por për të gjitha këto, qëndroni me Klan Kosova dhe kanalet e Big Brother VIP Kosova me fillim nga ora 21:00.