Lajmet e fundit

Policia e Kosovës përmes një kumtese për media ka konfirmuar se dy të dyshuar kanë tentuar të ndalojnë ose sulmojnë eskortën e kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa.
"Sot rreth orës 07:58, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, nga njësia policore e Mbrojtjes së Afërt janë vërejtur dy personat e dyshuar kanë tentuar të “ndalojnë/sulmojnë” eskortën në lëvizje" thuhet në njoftimin e policisë,njofton Klan Kosova.
Policia bën me dije se ka intervenuar menjëherë si dhe ka parandaluar veprimin e të dyshuave r, të cilët gjatë ikjes kanë lënë prapa tri qese të letrës në të cilat ka pasur mjete të forta, copëza metali të cilat shërbejnë për shpuarjen e gomave, si dhe një telefon celular.
Klan Kosova merr vesh se në këtë rast një pjesëtarë nga njësia policore e Mbrojtjes së afërt të kryeministrit e ka thyer dorën.