Një rrahje ka ndodhur para disa ditësh në rrugën "Mikel Marku", në Pejë ku dyshohet se gabimisht u sulmua edhe një pjesëtar i policisë.
Aty, pati edhe të shtëna me armë zjarri.
Lidhur me këtë rast janë arrestuar pesë persona.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, dha detaje për Klankosova.tv.
Nikçi njoftoi se katër nga të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.
"Prokurori i shtetit, brenda afatit ligjor do parashtrojë kërkesë në gjykatën kompetente për sigurimin e të pandehurve në procedurë penale", tha ai për Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=Q-OmcNVLgvA
https://klankosova.tv/rrahje-ne-peje-policia-arrin-te-arrestoje-gjashte-te-dyshuar/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.