Një person është lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur sot në rrugën Drenas – Skënderaj.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Bëhet e ditur poashtu se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.
“Sot rreth orës 15:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Drenas- Skenderaj, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.Si pasojë e aksidentit është lënduar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, njofton Policia e Kosovës. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.