01.08.2023 · përditësuar para 1070 dite1 min lexim
Ardhja e mërgimtarëve sjell edhe fluks të shtuar tek pikat kufitare.
Në veçanti më të ngarkuarat janë ato me Serbinë.
Bashkëatdhetarët që vijnë në shtëpitë e tyre për pushime, ose për ndonjë arsye tjetër duhet të presin deri në 90 minuta për të hyrë në Kosovë nga Dheu i Bardhë.
Kolona e veturave është deri në 900 metra.
Derisa më e ngarkuara për të dal nga Kosova, është ajo e Muçibabës.
Pritjet aty për t'u larguar nga territori i vendit tonë është 60 minuta, deisa kolona shkon deri në 600 metra.
Në pikat tjera kufitare nuk është raportuar për kolonë dhe se pritjet për të hyrë dhe dalë nga Kosova janë deri në 10 minuta.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.