Lajmet e fundit

Aktorja Kate Hudson, kudo që shkon merr njërin prej djemve me vete.
Kështu ka bërë edhe të premtën, transmeton Klan Kosova.
Ajo është fotografuar teksa dilte nga një restorant në Los Anxhelos, së bashku me djalin e saj katër vjeçar.
Hudson, dukej më bukur se kurrë e veshur me një fustan të gjatë ngjyrë të bardhë dhe një palë take ngjyrë kafe.
Pak orë përpara aktorja është fotografuar, së bashku me djalin e saj më të madh, Ryder, në setin e xhirimit të filmit Deeperëater Horizon, ku luan së bashku me Mark Wahlberg.
E bija e të famshmes Goldie Hawn, të premtën ka përfunduar xhirimet e këtij filmi, dhe kjo gjë është bërë e ditur nga disa fotografi që i ka postuar kolegu i saj Wahlberg në Instagram.