Lajmet e fundit

Jennifer Lopez njihet për si një person me multi-talente, që di të këndojë, vallëzojë e aktrojë.
Por kohën e fundit Lopez, i ka lënë anash të gjitha këto për të qëndruar së bashku me binjakët e saj, Emme dhe Max, transmeton Klan Kosova.
Të hënën, 46 vjeçarja i ka postuar dy fotografi me fëmijët e saj shtatë vjeçar duke vallëzuar në festën e Kris Jenner.
“Unë dhe burri im i vogël”, kishte shkruar Lopez në fotografinë ku shihet duke vallëzuar me djalin e saj, Max.
Kurse në fotografinë e dytë ku shihet së bashku me Emme ajo ka shkruar “Unë dhe vetja ime e vogël”.
Lopez është rikthyer si gjyqtare në sezonin e 15-të të American Idol, që do ta ketë premierën më 6 janar.