Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të dyshuarit, B.H, zyrtar policor.
Në njoftimin e gjykatës thuhet se personi në fjalë dyshohet për marrje ryshfeti.
"Gjyqtari i Procedurës Paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe të pandehurit B.H iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj, masa e paraburgimit është caktuar në kuptim të nenit 184 paragrafi 1, nën paragrafi 1.1 dhe 1.2 , pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së", thuhet në njoftim. /Klankosova.tv
https://klankosova.tv/ipk-ja-arreston-nje-polic-te-dyshuar-per-marrje-ryshfeti/
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.