Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Sh.P., pasi dyshohet se e ka goditur me tavolinë druri disa herë ish-bashkëshorten e tij, në tentim për ta vrarë.
"Prokuroria njofton se rasti ka ndodhur më 19 dhjetor 2021, në Komunën e Gjakovës, pikërisht në banesën e ish-bashkëshortes së tij, të dëmtuarës A.A., ku fillimisht janë fjalosur, e më pas i pandehuri Sh.P., me një tavolinë druri, e kishte goditur të dëmtuarën disa herë në kokë, fytyrë e pjesë të ndryshme të trupit, derisa e njëjta ka mbetur e shtrirë në dysheme pa ndjenja".
"Prokurori i rastit ndaj të pandehurit ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh dhe i njëjti, me urdhër të prokurorit, gjendet në ndalim nga data 19 dhjetor 2021", thuhet në njoftimin e prokurorisë.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.