Lajmet e fundit

Autoritetet e Kosovës janë duke përfunduar përgatitjet që t’i ngrisin një monument mikut të shqiptarëve, ambasadorit, William Walker, ish-shefi i Misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, njofton Klan Kosova.
Monumenti pritet të përfundojë në fillimi të vitit të ardhshëm dhe të zbulohet me 15 janar të vitit të ardhshëm në fshatin Reçak.
Në këtë mënyrë mendohet t’i shprehet mirënjohjen dhe vlerësimin Walkerit për kontributin e tij në duke, kur dëshmoi se në Reçak shqiptarët kishin pësuar masakrë nga forcat paramilitare serbe.
Në fshatin Reçak ishin gjetur trupat e 45 shqiptarëve të masakruar.
Zëri i Walker ishte vendimtare në vendimin e NATO-s për ta bombarduar Serbinë.