Lajmet e fundit

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracion, këtë vit në Evropë kanë hyrë një milionë refugjatë të cilët për të arritur në Evropë kanë përdorë detin ose tranasportin rrugor.
Ky numër përfaqëson një rritje të katërfishtë në krahasim me vitin e kaluar, transmeton Klan Kosova.
Rreth 800 mijë refugjatë përmes detit kanë udhëtuar për në Turqi e Greqi, e shumica prej tyre vijnë nga Siria, Iraku dhe Afganistani.
Kjo organizatë është shprehur se rreth 3,695 emigrantë janë ende të zhdukur.